Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryeministri Kurti takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Espen Barth Eide

Qendra Info by Qendra Info
15/02/2026
in Lajme
0
Kryeministri Kurti takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Espen Barth Eide
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditën e fundit të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Espen Barth Eide.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë, për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar që krijon marrëveshja EFTA, dhe fusha tjera me interes të përbashkët.

Në takim u veçua sektori i ekonomisë, teknologjisë, energjisë, minierave dhe mineraleve dhe infrastrukturës. Kryeministri Kurti theksoi planet dhe projektet e mëdha kapitale të qeverisë gjatë këtij mandati të ri në infrastrukturë kritike, sportit dhe transportit, të cilat njëherësh paraqesin edhe mundësi për investitorë të huaj.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për miqësinë, kontributin dhe mbështetjen e Norvegjisë ndaj Kosovës dhe mbështetjen e Norvegjisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Related

Previous Post

Si të Kaloni Gurët në Veshka: 10 Aleatët Natyralë që Mund t’ju Ndihmojnë

Next Post

E hëna me mot të ndryshueshëm, mbrëmja sjell reshje

Next Post
Moti sot, e martë, në Kosovë: Temperaturat deri në 20 gradë Celsius

E hëna me mot të ndryshueshëm, mbrëmja sjell reshje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.