Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët për ndërrimin e moteve, duke përcjellë mesazhe urimi dhe angazhimi për vitin 2026.
Në urimin e tij, Kurti ka shprehur dëshirën që qytetarët ta festojnë Vitin e Ri në rrethin familjar dhe me miqtë, me gëzim dhe kujtime të paharrueshme.
“Gëzuar 2026-ta! Ju uroj mbrëmje të këndshme, kremtim të paharrueshëm, me familjen dhe miqtë,” ka shkruar Kurti.
Ai ka theksuar se mbetet i përkushtuar ndaj zotimeve të dhëna, duke vënë në pah sigurinë dhe begatinë si prioritete për vitin që ka nisur.
“Jam zotuar para jush për siguri dhe begati. Ju siguroj një vit të ri të sigurt dhe të begatë,” ka përfunduar Kurti në mesazhin e tij.
Urimi vjen në prag të fillimit të vitit 2026, mes pritshmërive të qytetarëve për stabilitet, zhvillim dhe mirëqenie më të madhe.
