Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryeministri Kurti viziton panairin “Hannover Messe 2025” dhe diskuton mundësi bashkëpunimi me liderët e industrisë

Qendra Info by Qendra Info
31/03/2025
in Lajme
0
Kryeministri Kurti viziton panairin “Hannover Messe 2025” dhe diskuton mundësi bashkëpunimi me liderët e industrisë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë dhe teknologjisë, “Hannover Messe 2025”. Gjatë vizitës, ai ka inspektuar stendat dhe pavijonet e disa prej kompanive më të mëdha në fushat e teknologjisë dhe automatizimit industrial, përfshirë Bosch Rexroth, Festo, Siemens, Aleph Alpha, SAP dhe Schneider Electric.

Në këtë panair, Kurti ka pasur mundësinë të njihet me përfaqësuesit e këtyre kompanive dhe të mësojë më shumë rreth zhvillimeve në teknologjinë inteligjente të prodhimit, automatizimin industrial dhe ekosistemet digjitale. Ai u takua gjithashtu me drejtorin ekzekutiv të Bosch Rexroth, Steffen Haack, dhe me drejtori ekzekutiv i Deutsche Messe, Jochen Köckler, për të diskutuar mundësitë e një projekti të përbashkët vitin e ardhshëm dhe thellimin e bashkëpunimit.

Kurti u shoqërua nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe Këshilltarja Politike, Fëllanza Podrimja.

Panairi “Hannover Messe 2025” po mbahet nga 31 mars deri më 4 prill, me moton “Shaping the future with technology”. Për të dytin vit radhazi, Kosova është pjesëmarrëse në këtë panair, duke promovuar kompanitë vendore dhe duke u mbështetur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe agjencia KIESA për të gjetur mundësi eksporti për produktet dhe shërbimet e tyre.

Related

Previous Post

Si do të dukej! Messi dhe Ronaldo në të njëjtin ekip?

Next Post

‘Çift me të meta psiqike’: Nëna ndalohet pasi u tentoi t’iu bëjë keq fëmijëve, edhe foshnjes 2 javëshe

Next Post
‘Çift me të meta psiqike’: Nëna ndalohet pasi u tentoi t’iu bëjë keq fëmijëve, edhe foshnjes 2 javëshe

‘Çift me të meta psiqike’: Nëna ndalohet pasi u tentoi t’iu bëjë keq fëmijëve, edhe foshnjes 2 javëshe

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.