Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryeministri në detyrë Kurti mirëpret zyrtarin e lartë amerikan të Mbrojtjes: “Aleanca me SHBA-në, gjithnjë më e fortë”

Qendra Info by Qendra Info
03/08/2025
in Lajme
0
Kryeministri në detyrë Kurti mirëpret zyrtarin e lartë amerikan të Mbrojtjes: “Aleanca me SHBA-në, gjithnjë më e fortë”
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pritur në një takim zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker, bashkë me ekipin e tij.

Në njoftimin e bërë nga kreu i ekzekutivit, thuhet se gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, që sipas Kurtit do të vazhdojë të thellohet edhe më tej.

“Duke qenë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Republikës dhe popullit tonë, angazhohemi çdo ditë për një miqësi më të thellë, një partneritet më të gjerë dhe një aleancë më të fortë,” theksoi Kurti.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti. Vizita e zyrtarit të lartë amerikan vjen në një javë që është shënuar nga zhvillime të rëndësishme në raportet Kosovë–SHBA.

Related

Previous Post

E diel përvëluese në rajon – Temperaturat deri në 34°C, parashihen reshje të izoluara pasdite

Next Post

SHBA: Ish-prokurori special i Trump, Jack Smith, nën hetim për shkelje të mundshme politike

Next Post
SHBA: Ish-prokurori special i Trump, Jack Smith, nën hetim për shkelje të mundshme politike

SHBA: Ish-prokurori special i Trump, Jack Smith, nën hetim për shkelje të mundshme politike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.