Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, reagon ndaj dëmtimit të pllakatës së Komandant Lleshit në Bujanoc

Qendra Info by Qendra Info
17/05/2025
in Lajme
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, reagon ndaj dëmtimit të pllakatës së Komandant Lleshit në Bujanoc
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka reaguar me indinjatë pas dëmtimit të pllakatës përkujtimore kushtuar Komandant Lleshit në qytetin e Bujanocit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rexhepi e cilësoi aktin si “të turpshëm, frikacak dhe thellësisht provokues ndaj ndjenjave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.”

“Ky është jo vetëm një sulm mbi kujtesën e një figure emblematike të rezistencës shqiptare, por një përpjekje e hapur për të provokuar tensione dhe për të fyer identitetin dhe historinë tonë kolektive,” – shkroi Rexhepi.

Sipas tij, akte të tilla nuk janë të rastësishme, por të organizuara dhe të motivuara nga urrejtja ndaj shqiptarëve. Ai nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe simboleve të qëndresës kombëtare, duke e konsideruar Komandant Lleshin një figurë kyçe të sakrificës për liri.

“Askush nuk mund ta fshijë atë nga memorja e historisë sonë, sepse historia jonë ka ideal dhe qëndrueshmëri historike,” – shtoi më tej ai.

Rexhepi u shpreh se krenaria, kujtesa dhe identiteti shqiptar nuk mund të cenohen nga rrugaçë të dirigjuar nga urrejtja, duke përmendur specifikisht qytetet e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës si vende të qëndresës shqiptare.

Ai e përmbylli reagimin me një mesazh të qartë:

“Lavdi Komandant Lleshit dhe të gjithë atyre që ranë për liri!”

 

 

Related

Previous Post

Tentimi i 17-të për konstituimin e Kuvendit dështon – Pa përparim në dialog, Osmani kërcënon me Gjykatën Kushtetuese

Next Post

Macron shpreson për rifillimin e dialogut Kosovë–Serbi: BE-ja kërkon hapa konkretë

Next Post
Macron shpreson për rifillimin e dialogut Kosovë–Serbi: BE-ja kërkon hapa konkretë

Macron shpreson për rifillimin e dialogut Kosovë–Serbi: BE-ja kërkon hapa konkretë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.