Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, priti Ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves

Qendra Info by Qendra Info
04/09/2025
in Lajme
0
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, priti Ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit, kryeparlamentari Basha falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar rolin e rëndësishëm të këtij vendi gjatë luftës, si dhe ndihmën e tij në fuqizimin e shtetit, ekonomisë dhe institucioneve demokratike.

Në bisedë u diskutua për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me theks të veçantë mbi procesin e seancës konstituive të Kuvendit. Kryetari Basha nënvizoi përkushtimin e institucioneve të vendit për të mbrojtur interesat dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve, duke theksuar vendosmërinë e Kosovës për të avancuar drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në NATO.

Nga ana e tij, Ambasadori Hargreaves e uroi kryeparlamentarin për marrjen e detyrës dhe shprehu gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, sidomos në forcimin e rolit të Kuvendit dhe rritjen e bashkëpunimit me qytetarët.

Takimi u zhvillua në frymë miqësie dhe bashkëpunimi, duke riafirmuar partneritetin e fortë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Related

Previous Post

Rama i ashpër me shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë: Gati të luftojnë me Serbinë në stadium, por ndotin plazhet e Shqipërisë

Next Post

Kurti në Konferencën Ndërkombëtare për Administratë Publike: Kosova, shembull i suksesit të shtetndërtimit

Next Post
Kurti në Konferencën Ndërkombëtare për Administratë Publike: Kosova, shembull i suksesit të shtetndërtimit

Kurti në Konferencën Ndërkombëtare për Administratë Publike: Kosova, shembull i suksesit të shtetndërtimit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.