Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha priti Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj

Qendra Info by Qendra Info
09/09/2025
in Lajme
0
Kryetari i Kuvendit Dimal Basha priti Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, mirëpriti sot Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, së bashku me Zëvendësambasadoren Milena Radenkovic.

Gjatë takimit, Kryetari Basha e uroi Ambasadorin Blaj për pozicionin e ri dhe i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit mes dy shteteve. Ai falënderoi gjithashtu popullin dhe qeverinë sllovene për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Basha informoi ambasadorin për konstituimin e Kuvendit dhe për rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve të tjera, duke kërkuar mbështetje nga Sllovenia për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për marrjen e statusit të kandidatit për Bashkimin Evropian. Ai theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e heqjes së masave që pengojnë zhvillimin dhe avancimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Në këtë takim u diskutua edhe bashkëpunimi ndërparlamentar. Kryetari Basha dhe Ambasadori Blaj ranë dakord që ky bashkëpunim të intensifikohet dhe të fokusohet në avancimin e çështjeve të përbashkëta, veçanërisht në fushat e integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik.

Nga ana e tij, Ambasadori Blaj rikonfirmoi përkushtimin e Sllovenisë për mbështetje të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për avancimin e procesit të integrimit evropian, si dhe për rritjen e bashkëpunimit rajonal.

Related

Previous Post

Memli Krasniqi thërret diasporën: Protestë për drejtësi të UÇK-së në Hagë më 14 shtator

Next Post

Daut Haradinaj kritikon ndryshimet në Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës

Next Post
Haradinaj: Milionat e Kosovës po përfundojnë në Beograd përmes blerjes së energjisë

Daut Haradinaj kritikon ndryshimet në Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.