Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryetari i Odës Ekonomike kërkon shtyrjen e shtrenjtimit të energjisë për një vit

Qendra Info by Qendra Info
16/05/2025
in Lajme
0
Kryetari i Odës Ekonomike kërkon shtyrjen e shtrenjtimit të energjisë për një vit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka zhvilluar një takim me Bordin e Zyrës Regullatorë të Energjisë (ZRrE) për të diskutuar shqetësimet e sektorit privat lidhur me procesin e kalimit në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Gjatë këtij takimi, Rafuna ka paraqitur qëndrimet dhe kërkesat e bizneseve, duke theksuar nevojën për një shtyrje të zbatimit të vendimit për shtrenjtimin e çmimit të energjisë prej 16.1% për një periudhë të paktën njëvjeçare. Ai e konsideroi këtë periudhë si një fazë tranzitore, që do të lejonte bizneset të përshtaten me kushtet e reja të tregut dhe të mundësonte përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe teknike për funksionimin e plotë të tregut të lirë.

“Edhe pse e kuptojmë nevojën për investime në rrjetin energjetik, mbulimi i kësaj faze të tranzicionit duhet të shoqërohet me mbështetje institucionale. Kjo do të mundësonte shtyrjen e vendimit për daljen në tregun e lirë për bizneset që punësojnë mbi 50 persona ose kanë qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro,” tha Rafuna.

Ai theksoi se një shtyrje e këtij vendimi do të ishte në dobi të mbrojtjes së bizneseve vendore, ruajtjes së stabilitetit ekonomik dhe përfitimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve të Kosovës.

Njoftimi i Odës Ekonomike për këtë kërkesë theksoi rëndësinë e mbështetjes nga Qeveria e Kosovës gjatë këtij tranzicioni të rëndësishëm për sektorin privat.

Related

Previous Post

Liderët evropianë bisedojnë me trump për paqen në Ukrainë

Next Post

Prishtina pret Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë më 2-3 qershor 2025

Next Post
Prishtina pret Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë më 2-3 qershor 2025

Prishtina pret Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë më 2-3 qershor 2025

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.