Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kufizime në shërbimet civile për qytetarët pa adresë zyrtare të ndërlidhur

Qendra Info by Qendra Info
01/08/2025
in Lajme
0
Kufizime në shërbimet civile për qytetarët pa adresë zyrtare të ndërlidhur
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 Nga data 1 gusht 2025, qytetarët që nuk kanë ndërlidhur adresën e tyre zyrtare nuk do të mund të përdorin disa prej shërbimeve elektronike në platformën e-Kosova dhe në e-kioskat publike.

Sipas njoftimit zyrtar, për të gjithë qytetarët që nuk e kanë deklaruar adresën e saktë në sistem, do të kufizohet lëshimi i dokumenteve të mëposhtme të gjendjes civile:

  • Ekstrakti i lindjes
  • Certifikata e vendbanimit
  • Certifikata e shtetësisë
  • Certifikata e bashkësisë familjare

Ndërkaq, nuk do të ketë kufizime për këto dokumente:

  • Certifikata e lindjes
  • Certifikata e martesës
  • Certifikata e gjendjes martesore
  • Certifikata e vdekjes

Po ashtu, qytetarët do të mund të vazhdojnë regjistrimet e reja për:

  • Lindje
  • Martesë
  • Vdekje

Ku mund të bëhet ndërlidhja e adresës zyrtare?

Qytetarët mund të kryejnë këtë procedurë në:

  • Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) – sportelet 1 dhe 2 në objektin e vjetër të Komunës së Kryeqytetit
  • Sportelet e gjendjes civile në objektin e ri të Komunës
  • Online, përmes platformës e-Kosova

Shënim i rëndësishëm: Formularët dhe deklaratat për ndërlidhjen e adresës zyrtare duhet të ruhen në dosje të veçanta, të ndara nga dosjet për regjistrimet apo verifikimet e lindjes, martesës dhe vdekjes.

Për çdo informacion shtesë, qytetarët ftohen të kontaktojnë sportelet e gjendjes civile ose të drejtohen te Komuna e Kryeqytetit.

Related

Previous Post

Aksident trafiku në Drenoc të Klinës – Ka të lënduar

Next Post

Miftaraj për bllokadën në Kuvend: Përgjegjësinë më të madhe e ka VV`ja

Next Post
Miftaraj për bllokadën në Kuvend: Përgjegjësinë më të madhe e ka VV`ja

Miftaraj për bllokadën në Kuvend: Përgjegjësinë më të madhe e ka VV`ja

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.