Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Kujdes në Serbi: Kamera regjistrojnë shpejtësinë mesatare në autostrada – 24 pika të mbikëqyrjes në tri drejtime kryesore

Ardian Emini by Ardian Emini
09/07/2025
in Category, Lajme
0
Kujdes në Serbi: Kamera regjistrojnë shpejtësinë mesatare në autostrada – 24 pika të mbikëqyrjes në tri drejtime kryesore
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet rrugore në Serbi kanë përforcuar sistemin e monitorimit të trafikut përgjatë autostradave kryesore, duke instaluar kamera për matjen e shpejtësisë mesatare në disa seksione nga Beogradi drejt qyteteve kryesore si Nishi, Subotica dhe Shidi.

Sistemi i kamerave nuk mat vetëm shpejtësinë momentale, por lëvizjen mes dy pikave, duke regjistruar kohën e kaluar mes tyre dhe përllogaritur shpejtësinë mesatare të udhëtimit – çka ndihmon në identifikimin e shkeljeve edhe nëse drejtuesit e automjeteve ngadalësojnë vetëm pranë radarëve të zakonshëm.

➤ Kamera nga Beogradi në Nish – gjithsej 13 pika monitorimi në të dy drejtimet:

  1. Vërçin – Mali Pozharevac

  2. Mali Pozharevac – Umçari

  3. Umçari – Vodanj

  4. Vodanj – Smederevë

  5. Smederevë – Plana e Madhe

  6. Plana e Madhe – Markovac

  7. Markovac – Batoçinë

  8. Batoçinë – Jagodinë

  9. Jagodinë – Paraqin

  10. Paraqin – Pojate

  11. Pojate – Aleksinac

  12. Aleksinac – Nish (jug)

  13. Aleksinac – Nish (veri)

➤ Kamera nga Beogradi në Suboticë – 7 pika monitorimi në të dy drejtimet:

  1. Inxhija – Beshka

  2. Beshka – Kovilj

  3. Kovilj – Novi Sad (jug/veri)

  4. Novi Sad – Zmajevë

  5. Zmajevë – Vrbas

  6. Vrbas – Baçka Topola

  7. Baçka Topola – Žednik

➤ Kamera nga Beogradi në Shid – 4 pika monitorimi në të dy drejtimet:

  1. Peçinci – Ruma

  2. Ruma – Sremska Mitrovicë

  3. Sremska Mitrovicë – Kuzmin

  4. Kuzmin – Adashevci – Moroviq

➤ Monitorim shtesë me radarë mobilë

Përveç kamerave statike, autoritetet kanë vendosur edhe vetura të pajisura me radarë mobilë në stacionet e karburantit përgjatë Koridorit 10, për të identifikuar shkeljet në kohë reale.

Këshillë për udhëtarët shqiptarë dhe ndërkombëtarë:
Nëse jeni duke udhëtuar transit nëpër Serbi, respektoni kufizimet e shpejtësisë në çdo segment rrugor. Shkeljet e regjistruara përmes sistemit të kamerave për shpejtësinë mesatare ndëshkohen automatikisht dhe mund të përfundojnë me gjoba të drejtpërdrejta ose bllokim dokumentesh në kufi.

Mos harroni – ruani jetën, respektoni rregullat!

Related

Previous Post

Lazeri kinez që shkatërron mushkonjat: Teknologji si për raketat, por kundër një armiku të vogël dhe vdekjeprurës

Next Post

Rasti i vdekjes së Agon Zejnullahut: Kurti bën thirrje të mos bëhet antifushatë ndaj Policisë

Next Post
Rasti i vdekjes së Agon Zejnullahut: Kurti bën thirrje të mos bëhet antifushatë ndaj Policisë

Rasti i vdekjes së Agon Zejnullahut: Kurti bën thirrje të mos bëhet antifushatë ndaj Policisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.