Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kujtohet Beteja e Loxhës – Haradinaj nderon dëshmorët e 6 korrikut 1998

Qendra Info by Qendra Info
06/07/2025
in Lajme
0
Kujtohet Beteja e Loxhës – Haradinaj nderon dëshmorët e 6 korrikut 1998
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e 27-vjetorit të betejës së Loxhës, një nga përballjet më të ashpra të luftës së UÇK-së, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar me nderim të veçantë luftëtarët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Haradinaj ka përshkruar betejën e zhvilluar më 6 korrik 1998 si një ndër më të fuqishmet që janë zhvilluar kundër forcave armike, ku djemtë e Loxhës dhe fshatrave përreth luftuan deri në vetëflijim për të mbrojtur atdheun.

“Duke kujtuar sot përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, nderojmë kontributin e Loxhës në kohën më të lavdishme të historisë sonë të re”, – ka shkruar Haradinaj.

Ai ka përmendur me respekt të veçantë dëshmorët Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli dhe Xhavit Qufaj, të cilët ranë në këtë betejë, duke u përjetësuar në themelet e lirisë.

Po ashtu, janë përkujtuar luftëtarët e fshatit Rudicë – Nimon Bajraktari, Haki Ahmetxhekaj dhe Bashkim Mehmetaj, që ranë gjatë përpjekjes për të sjellë armët e lirisë, si dhe bashkëluftëtari Arsen Mazrekaj, i cili humbi jetën në të njëjtën ditë.

“Nderim i përjetshëm për të gjithë luftëtarët e lirisë!” – ka përfunduar Haradinaj mesazhin e tij.

Beteja e Loxhës mbetet një simbol i qëndresës dhe guximit në luftën për çlirim, ndërsa 6 korriku është kthyer në një datë kujtese dhe nderimi për ata që flijuan gjithçka për lirinë e vendit.

Related

Previous Post

Qiqrat ulin kolesterolin, fasulet e zeza ndihmojnë kundër inflamacionit: Zbulimet e reja shkencore nga studimi 12-javor në SHBA

Next Post

Presidenca daneze zotohet se do të punojë për të gjetur rrugë për integrimin më të ngushtë të Kosovës me BE’në

Next Post
Presidenca daneze zotohet se do të punojë për të gjetur rrugë për integrimin më të ngushtë të Kosovës me BE’në

Presidenca daneze zotohet se do të punojë për të gjetur rrugë për integrimin më të ngushtë të Kosovës me BE’në

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.