Albin Kurti është votuar kryeministër i Kosovës, duke siguruar mandatin e tretë në krye të ekzekutivit. Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, për përbërjen e re të qeverisë votuan 66 deputetë, 49 ishin kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.
Para votimit, Kurti prezantoi kabinetin e ri qeveritar. Në përbërjen e “Kurti 3” janë:
-
Glauk Konjufca – Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës
-
Donika Gërvalla – Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë
-
Fikrim Damka – Zëvendëskryeministër për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik
-
Hekuran Murati – Ministër i Financave dhe Ekonomisë
-
Andin Hoti – Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale
-
Ejup Maqedonci – Ministër i Mbrojtjes
-
Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme
-
Lulëzon Jagxhiu – Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit
-
Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë
-
Hajrulla Çeku – Ministër i Arsimit dhe Shkencës
-
Saranda Bogujevci – Ministre e Kulturës dhe Turizmit
-
Blerim Gashani – Ministër i Sportit dhe Rinisë
-
Elbert Krasniqi – Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal
-
Fitore Pacolli – Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
-
Armend Muja – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
-
Dimal Basha – Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit
-
Mimoza Kusari – Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane
-
Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë
-
Nenad Rashiq – Ministër për Komunitete dhe Kthim
-
Rasim Demiri – Ministër për Zhvillim Rajonal
Me votimin e kabinetit, legjislatura e dhjetë ka funksionalizuar institucionet e reja, duke hapur rrugën për nisjen e mandatit të tretë të Kurtit në krye të qeverisë.

