Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti dhe Aliu inspektojnë investimet infrastrukturore në Shtime: rrugë të reja dhe projekte milionëshe për qytetarët

Qendra Info by Qendra Info
21/08/2025
in Lajme
0
Kurti dhe Aliu inspektojnë investimet infrastrukturore në Shtime: rrugë të reja dhe projekte milionëshe për qytetarët
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shtime po realizohen investime të rëndësishme infrastrukturore, të financuara si nga Qeveria e Kosovës, ashtu edhe nga Komuna e Shtimes.

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me kryetarin e komunës Qemajl Aliu, vizituan fillimisht fshatin Vojnoc, ku nisën punimet për rivitalizimin e rrugës “Ibrahim Shabani”. Rruga, e gjatë dy kilometra dhe e gjerë pesë metra, lidh Shtimen me Ferizajn dhe Lipjanin, ndërsa investimi kap vlerën e rreth 420 mijë eurove, të financuara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Më pas, Kurti dhe Aliu përuruan trasenë e re që lidh rrugën “12 Qershori” me “William Walker”, pjesë e unazës së vogël të qytetit. Ky projekt, me vlerë gati gjysmë milioni euro, përfshin një segment prej 375 metrash të gjatë dhe gjashtë metra të gjerë, i pajisur me kanalizim atmosferik, ndriçim publik dhe trotuare në të dyja anët.

Kryeministri Kurti falënderoi për mikpritjen dhe përgëzoi për punët e kryera, duke uruar që këto projekte të shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve të Shtimes.

Related

Previous Post

Arrestohen dy persona për korrupsion në testet për patentë-shofer në Prishtinë

Next Post

Zyrtar i dyshuar për marrje ryshfeti në testin e patentë-shoferit

Next Post
Arrestohet i dyshuari për vrasjen me thikë në Prizren

Zyrtar i dyshuar për marrje ryshfeti në testin e patentë-shoferit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.