Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti dhe Rama në Londër për Procesin e Berlinit – përballje e parë pas përplasjes për Specialen

Enesa Veseli by Enesa Veseli
20/10/2025
in Lajme
0
Kurti dhe Rama në Londër për Procesin e Berlinit – përballje e parë pas përplasjes për Specialen
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Londër, ku më 22 tetor do të mbahet Samiti i radhës i Procesit të Berlinit – një nismë që synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Në këtë samit do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke shënuar kështu takimin e parë mes dy liderëve pas përplasjes publike për Gjykatën Speciale dhe tubimin në mbështetje të UÇK-së në Tiranë.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin britanik, Kurti pritet të zhvillojë disa takime bilaterale me liderë të rajonit dhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Temat kryesore të samitit do të jenë siguria, zhvillimi ekonomik dhe migrimi, ndërsa pritet që vendet e Ballkanit Perëndimor të nënshkruajnë deklarata të përbashkëta mbi Tregun e Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Procesi i Berlinit, i iniciuar nga Gjermania në vitin 2014, mbetet një nga formatet më të rëndësishme të dialogut politik dhe ekonomik për rajonin, me synimin për të përshpejtuar rrugën drejt integrimit evropian.

Related

Previous Post

Edhe pse me epërsi prej 13 mijë votash, për 22 vota Gostivari shkon në rivotim

Next Post

Gazmend Muhaxheri: Koalicioni i Xhafer Tahirit me VV-në u bë me nguti dhe pa aprovimin e kryesisë së LDK-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.