Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti: Do ta risjellim ligjin për çmime tavan, do ta frenojmë abuzimin

Qendra Info by Qendra Info
16/02/2026
in Lajme
0
Kurti: Do ta risjellim ligjin për çmime tavan, do ta frenojmë abuzimin
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria do ta rikthejë në Kuvend projektligjin për vendosjen e çmimeve tavan për produktet bazë, me synim frenimin e, siç e quajti ai, abuzimit me çmime.

Gjatë seancës plenare ku po diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2026, Kurti tha se rritja e importeve në vend lidhet me rritjen e fuqisë blerëse, por edhe me luftimin e kontrabandës.

“Rritja e importeve vjen jo vetëm nga rritja e fuqisë blerëse, pasi kemi rritur kërkesën agregate përmes shpërndarjes më të madhe te ata që kanë më pak, por edhe nga eliminimi i kontrabandës. Janë mbyllur 37 rrugë ilegale në të gjithë Kosovën, prej tyre 27 në veri. Eliminimi i kontrabandës ka kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e importeve”, tha ai.

Kurti pranoi se ka pasur rritje të çmimeve të produkteve bazë, por theksoi se Qeveria do të ndërhyjë përmes mekanizmit të çmimeve tavan.

“Ligji për çmimet tavan është propozuar më herët, por është kontestuar nga opozita në Gjykatën Kushtetuese dhe është rrëzuar. Ne do ta risjellim dhe do ta frenojmë abuzimin me çmime. Nuk jemi kundër fitimit të korporatave, por jemi kundër superfitimit në kurriz të qytetarëve”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se fitimi i korporatave në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme vitet e fundit. Sipas tij, në të kaluarën fitimi vjetor nuk kishte arritur 1 miliard euro, ndërsa vitin e fundit ka arritur në 2.2 miliardë euro, bazuar në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës.

“Prej më pak se 1 miliard euro në 2.2 miliardë euro – rreth 120 për qind rritje e fitimit të korporatave”, tha Kurti.

Related

Previous Post

Avokati mbyll deklaratën me fjalët e Byrnes: “E ndjeja njerëzillëkun e Krasniqit, ai e donte paqen”

Next Post

“Jakup Krasniqi nuk është si Millosheviqi”: Përfundon fjala e ekipeve mbrojtëse në Hagë

Next Post
“Jakup Krasniqi nuk është si Millosheviqi”: Përfundon fjala e ekipeve mbrojtëse në Hagë

“Jakup Krasniqi nuk është si Millosheviqi”: Përfundon fjala e ekipeve mbrojtëse në Hagë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.