Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Kurti e shënon përvjetorin e opinionit të GJND për Kosovën: Një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e shtetit.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
22/07/2026
in Category
0
Kurti e shënon përvjetorin e opinionit të GJND për Kosovën: Një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e shtetit.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, i cili është edhe kryeministër në detyrë, ka shkruar sot për 16 vjetorin e vendimit të GJND-së për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Kurti ka thënë se vendimi i GJND-së iu ka dhënë fund pretendimeve kryesore kundër shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Sot shënojmë përvjetorin e opinionit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës – një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e shtetit tonë dhe një referencë e rëndësishme në zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare. Duke konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, GJND-ja i dha fund një prej pretendimeve kryesore juridike kundër shtetësisë dhe mëvetësisë sonë.

Ky opinion riafirmoi një parim me vlerë universale: e drejta ndërkombëtare nuk ekziston për të ruajtur padrejtësinë apo për ta bërë historinë të pakthyeshme, por për të krijuar hapësirë që paqja, liria dhe vetëvendosja demokratike të gjejnë shprehje brenda rendit juridik ndërkombëtar. Kur e drejta interpretohet me integritet, ajo nuk bëhet pengesë për lirinë, por garanci e saj”, ka shkruar Kurti.

“Për Kosovën, ky ishte një moment që forcoi themelet e subjektivitetit tonë ndërkombëtar. Për bashkësinë ndërkombëtare, ishte një sqarim i rëndësishëm se e drejta ndërkombëtare nuk ndalon deklaratat e pavarësisë dhe se secili rast duhet të vlerësohet mbi faktet dhe normat që e karakterizojnë.Mbrojtja më e mirë e kësaj trashëgimie nuk është vetëm ta kujtojmë atë, por ta justifikojmë çdo ditë: me institucione demokratike, me sundim të ligjit dhe me një Republikë që e forcon legjitimitetin e saj përmes punës, zhvillimit dhe përgjegjësisë.Opinioni u shpall nga kryetari i atëhershëm i Gjykatës, profesori Hisashi Oëada, i cili vitin e kaluar u dekorua nga Universiteti i Prishtinës me titullin e lartë “Doctor Honoris Causa”, për kontributin e jashtëzakonshëm akademik, angazhimin jetësor në fushën e drejtësisë ndërkombëtare dhe promovimin e paqes globale”, ka përfunduar ai.

 

Related

Previous Post

Haziri: Beteja e Abdixhikut me nënshkruesit e mocionit, duhet të mbetet betejë e tij me votuesit e tij.

Next Post

Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje.

Next Post
Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje.

Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.