Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Kurti fajëson opozitën për bllokadën politike: “Nuk po pranojnë humbjen, po sabotojnë shtetin”

31/07/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Kurti fajëson opozitën për bllokadën politike: “Nuk po pranojnë humbjen, po sabotojnë shtetin”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka akuzuar partitë opozitare për thellimin e krizës politike në Kosovë, duke i cilësuar si përgjegjëse për bllokimin e formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në një deklaratë të mbajtur gjatë nominimit të Hajrulla Çekut si kandidat për kryetar të Prishtinës nga LVV, Kurti tha se “destruktiviteti opozitar” buron nga xhelozia dhe mospranimi i rezultatit zgjedhor. “Nuk po shtyhen, nuk po ngrihen. Po e sabotojnë shtetin sepse nuk mund ta përtypin humbjen,” tha Kurti.

Që prej zgjedhjeve, tashmë gati gjashtë muaj më parë, Kosova vazhdon të mbetet pa institucione të reja. Mosmarrëveshjet mes partive kanë çuar edhe në ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila më 27 korrik ka vendosur një masë të përkohshme për të pezulluar afatet e mëtejshme deri më 8 gusht, pas dështimit për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Kurti rikujtoi se ka dërguar dy herë ftesë për bashkëqeverisje ndaj LDK-së, por kjo e fundit ka refuzuar. Po ashtu, edhe negociatat me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt nuk kanë rezultuar me marrëveshje, për shkak të kërkesës së kësaj partie për të marrë postin e kryetarit të Kuvendit.

Ndërkohë, kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, u shpreh se Vetëvendosje është e vetmja forcë politike që ofron një vizion të qartë dhe transformues për kryeqytetin. Ai paralajmëroi se shumë shpejt do të prezantojë platformën e plotë qeverisëse “Prishtina 2035”.

Kriza politike në vend pritet të intensifikohet në ditët në vijim nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje mes partive për formimin e institucioneve.

Related

Previous Post

Gjashtë punëtorë ndërtimi vdesin në korrik – Institucionet heshtin përballë tragjedive

Next Post

Të folurit tek fëmija juaj – Çfarë duhet të dini për zhvillimin e hershëm të gjuhës

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Kërcim në Neuralink: Çipi i Trurit i Elon Musk Testohet te Pacientët e Paralizuar në Mbretërinë e Bashkuar

01/08/2025
Hakmarrja e Kaplanit: Si Gjeografia Kufizon Ambiciet Detare të Kinës

Vdes ish-komandanti i UÇK-së, Selman Kajtazi

Prishtina në festë: Mbi 40 mijë mysafirë nga 60 vende – asnjë dhomë hoteli e lirë për Sunny Hill Festival

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Kërcim në Neuralink: Çipi i Trurit i Elon Musk Testohet te Pacientët e Paralizuar në Mbretërinë e Bashkuar

Kërcim në Neuralink: Çipi i Trurit i Elon Musk Testohet te Pacientët e Paralizuar në Mbretërinë e Bashkuar

01/08/2025
Hakmarrja e Kaplanit: Si Gjeografia Kufizon Ambiciet Detare të Kinës

Hakmarrja e Kaplanit: Si Gjeografia Kufizon Ambiciet Detare të Kinës

01/08/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info