Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Kurti fton në takim krerët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, në fokus çështja e presidentit.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
09/07/2026
in Category
0
Kurti fton në takim krerët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, në fokus çështja e presidentit.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar ftesë për takim liderëve të partive të tjera, më saktësisht, kryetarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.

“Po, sot në mëngjes, kryeministri Kurti u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së”, ka thënë Manxhuka.

Ndryshe, ftesa e Kurtit për liderët politikë vije pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ndonëse afati kushtetues është i qartë se afati i fundit për përfundimin e kësaj seance është 7 gushti, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk ka treguar se cila do të jetë data e thirrjes së kësaj seance.

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit nga KQZ-ja, dje ka reaguar Haxhiu.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës.

Megjithatë, ajo nuk ka përmendur asnjë datë së kur mund të thirret kjo seancë.

“Sot, me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmbyllet një proces i rëndësishëm demokratik për Republikën tonë. Vullneti i qytetarëve, i shprehur me votë brenda vendit dhe nga bashkatdhetarët tanë, ka marrë tashmë formën e tij përfundimtare institucionale. Shpreh mirënjohjen time për institucionet zgjedhore dhe për të gjithë ata që, me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim, kontribuuan në mbarëvajtjen dhe përmbylljen e këtij procesi”, ka shkruar ajo, duke dhënë detaje tjera.

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve. Besimi i dhënë nga qytetarët është një përgjegjësi e madhe. Çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim të palëkundur në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës sonë”, ka shkruar Haxhiu.

Related

Previous Post

Dikur i kritikonte “xhipat e zinj”, sot Qeveria e Kurtit jep tender rreth 60 mijë euro për dy të tillë.

Next Post

Rama heshti për Kurtin, por Tirana publikon zyrtarët kosovarë të përfshirë në protestë.

Next Post
Rama heshti për Kurtin, por Tirana publikon zyrtarët kosovarë të përfshirë në protestë.

Rama heshti për Kurtin, por Tirana publikon zyrtarët kosovarë të përfshirë në protestë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.