Kreu i LVV’së, Albin Kurti, e ka konsideruar të papranueshme kërkesën e Abdixhikut që LDK ta ketë pozitën e presidentit.
Kurti ka thënë se kërkesa duhet të jetë në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve dhe se s’mund të ketë një deivjim të tillë të vullnetit.
Kurti ka thënë se nëse ka ambicie të tilla për pozita, atëherë të mos mbahen fare zgjedhjet dhe të takohen liderët politikë sikur të ishin liderë fisësh apo të mbajnë takime në oda të burrave e ta ndajnë pushtetin.
“Fituesi i zgjedhjeve është fitues i jashtëzakonshëm. Në këtë situatë e kemi të pamundur të bëjmë marrëveshje që e deformon rezultatin zgjedhor. Por nëse në skenën tonë gjallojnë super ambiciet, atëherë s’mbajmë zgjedhje fare, edhe takohemi si liderë fisesh në oda të burrave”, ka thënë Kurti.

