Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti: I gatshëm për bashkëpunim me opozitën, shkurti vendos nëse hapet kapitull i ri politik

Qendra Info by Qendra Info
30/01/2026
in Lajme
0
VV zgjedh Albin Kurtin kandidat për kryeministër për zgjedhjet e 28 dhjetorit: “Opozita bllokoi qeverinë, vullneti i popullit nuk ndalet”
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se është i gatshëm dhe ka interes për bashkëpunim me opozitën, por ka theksuar se mbetet të shihet nëse kjo gatishmëri është reciproke. Sipas tij, muaji shkurt do të tregojë nëse në Kuvend ekziston atmosfera për një raport të ri Qeveri–Opozitë.

Kurti i bëri këto deklarata para mediave gjatë një vizite në Odën e Mjekëve të Kosovës, ku theksoi se bashkëpunimi me opozitën është i domosdoshëm, veçanërisht për çështjet që kërkojnë dy të tretat e votave në Kuvend, si marrëveshjet ndërkombëtare dhe zgjedhja e presidentit apo presidentes.

“Ne duhet të shohim në Kuvend nëse ka atmosferë për një raport të ri Qeveri–Opozitë. Nuk mund ta them këtë paraprakisht, por pa dyshim shkurti do të na tregojë nëse mund ta hapim një kapitull të ri të raporteve tona,” tha Kurti, duke shtuar se nga ana e tij dhe e qeverisë që ai drejton, gatishmëria ekziston.

Ai theksoi se populli i ka dhënë një mbështetje të madhe Lëvizja Vetëvendosje, gjë që sipas tij përbën një përgjegjësi të lartë për formimin e qeverisë së re, por se pa bashkëpunim me opozitën nuk mund të ecet përpara në vendimmarrje të rëndësishme.

Sa i përket çështjes së presidentit, Kurti sqaroi se kjo vjen vetëm pasi të kalohen tre hapa paraprakë: certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe trajtimi i ankesave, konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë, si dhe miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Ai përmendi në veçanti tri marrëveshje me Bankën Botërore dhe Planin e Rritjes së BE-së në vlerë 882.6 milionë euro, ku rreth 30 për qind janë grante dhe 70 për qind kredi.

“Në muajin shkurt do të shohim nëse opozita ka gatishmëri dhe interes për bashkëpunim. Vetëm atëherë do të dihet nëse po nisim një kapitull të ri apo po mbetemi në raportet e vitit 2025,” përfundoi Kurti.

Related

Previous Post

KQZ: Rinumërohen rreth 95% e vendvotimeve, procesi vazhdon në katër komuna

Next Post

Zelensky refuzon negociatat në Moskë, i bën thirrje Putinit: “Eja në Kiev, nëse guxon”

Next Post
Zelensky kërkon përgjigje: Çfarë bëjnë aleatët nëse Rusia nis sërish luftën kundër Ukrainës?

Zelensky refuzon negociatat në Moskë, i bën thirrje Putinit: “Eja në Kiev, nëse guxon”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.