Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti: Lufta kundër drogës është betejë kombëtare – kërkohet front i bashkuar për një shoqëri pa varësi

Qendra Info by Qendra Info
10/09/2025
in Lajme
0
Kurti: Lufta kundër drogës është betejë kombëtare – kërkohet front i bashkuar për një shoqëri pa varësi
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në konferencën nacionale “Një komunitet pa varësi”, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë në partneritet me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, Trust Circle Foundation dhe organizatën Labyrinth.

Konferenca synoi nxitjen e një dialogu gjithëpërfshirës ndërmjet institucioneve shtetërore, organizatave të shoqërisë civile dhe komunitetit, për të adresuar dhe parandaluar përdorimin e substancave narkotike nga fëmijët dhe të rinjtë.

Në fjalën e tij, Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës ka një qasje gjithëpërfshirëse ndaj kësaj sfide, duke u fokusuar te parandalimi, edukimi, ndërgjegjësimi dhe mbështetja psiko-sociale e shëndetësore për përdoruesit e drogave. Ai theksoi se krahas forcimit të Policisë kundër shpërndarjes së narkotikëve, po bëhen edhe investime në qendra trajtimi dhe programe rehabilitimi.

“Kosova synon të ndërtojë një shoqëri më të sigurt dhe më të shëndetshme. Ne po investojmë në programe parandaluese, edukative dhe rehabilituese, me qëllim që të zvogëlojmë dëmin shëndetësor dhe social të varësisë”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë kujtoi mbështetjen konkrete të institucioneve, duke përmendur fondet e ndara nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë për organizatën Labyrinth dhe programet për edukim, vetëdijesim dhe testim për HIV e Hepatit C.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e Strategjisë Shtetërore kundër Drogave 2024–2028, e cila kombinon luftën ndaj zinxhirëve të shpërndarjes së drogave me forcimin e mekanizmave edukativë, sidomos për të rinjtë.

“Varësia nuk mund të bëhet realiteti i hidhur i rrugëve, shkollave apo familjeve tona. Kjo është një betejë që mund ta fitojmë vetëm së bashku: institucionet, policia, komunat, shoqëria civile, mediat, shkollat, prindërit dhe të rinjtë”, u shpreh Kurti.

Ai bëri thirrje për një front të bashkuar dhe të palëkundur kundër varësisë, duke e konsideruar këtë sfidë si një nga betejat më të rëndësishme për të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve të Kosovës.

Related

Previous Post

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Mitrovicës së Jugut për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Next Post

12 vite pushtet, 42 ministra të lëvizur – Rama drejt kabinetit të katërt qeverisës

Next Post
12 vite pushtet, 42 ministra të lëvizur – Rama drejt kabinetit të katërt qeverisës

12 vite pushtet, 42 ministra të lëvizur – Rama drejt kabinetit të katërt qeverisës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.