Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti në pritjen e Pavarësisë së Finlandës: “Kosova e sheh Finlandën si model – siguri dhe mirëqenie, krah për krah”

Qendra Info by Qendra Info
05/12/2025
in Lajme
0
Kurti në pritjen e Pavarësisë së Finlandës: “Kosova e sheh Finlandën si model – siguri dhe mirëqenie, krah për krah”
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte sonte i pranishëm në pritjen zyrtare të organizuar nga ambasada e Finlandës në Kosovë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së këtij shteti nordik.

Në fjalën e tij, Kurti e përshkroi Finlandën si një shtet shembull për Kosovën – një vend që kombinon sigurinë me mirëqenien sociale, pa i vënë njërën përballë tjetrës. “Si ne, Finlanda e njeh rëndësinë e mirëqenies sociale. Dhe, ashtu si Kosova, ajo nuk zgjedh sigurinë mbi mirëqenien – i përqafon të dyja,” tha Kurti para të ftuarve.

Ai vlerësoi po ashtu pozicionimin e qartë dhe parimor të Finlandës në skenën ndërkombëtare, sidomos mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën në përballje me agresionin rus. Kurti theksoi se prej vitit 2022 Finlanda ka dhënë 3.9 miliardë euro ndihmë për Ukrainën, çka sipas tij dëshmon përkushtimin e thellë ndaj paqes, sigurisë dhe vlerave evropiane.

“Finlanda është e përkushtuar ndaj sigurisë së saj – ashtu si ne,” shtoi Kurti, duke nënvizuar se Kosova dhe Finlanda ndajmë të njëjtat parime dhe ambicie për zhvillim, stabilitet dhe orientim euroatlantik.

Pritja u zhvillua në atmosferë miqësore, ndërsa mesazhi i Kurtit vuri në pah marrëdhënien e qëndrueshme dhe partneritetin mes Kosovës dhe Finlandës.

Related

Previous Post

BE “shpall pavarësinë” në dosjen e Ukrainës: Brukseli sfidon SHBA-në e Rusinë dhe ngre levën më të madhe – 210 miliardë eurot e ngrira të Moskës

Next Post

Sllovenia shpallet vendi “më i qëndrueshëm” në botë – përmbush 96 nga 100 tregues dhe konfirmohet si kampione ekologjie

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.