Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti në Ulpiana Fest: “Gjetjet arkeologjike na bashkojnë të gjithëve”

Qendra Info by Qendra Info
01/09/2025
in Lajme
0
Kurti në Ulpiana Fest: “Gjetjet arkeologjike na bashkojnë të gjithëve”
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, si dhe deputetë të Kuvendit, mori pjesë në edicionin e tretë të Ulpiana Fest, i cili u mbajt mbrëmë në ambientet e Parkut Arkeologjik Ulpiana.

Në fjalën e tij, Kurti theksoi rëndësinë historike të lokalitetit, duke rikujtuar gjetjet e fundit të ekipit të arkeologëve nga Kosova dhe Franca, që dëshmojnë themelimin e qytetit Justiniana Secunda si qytet dardan, si dhe rolin e Ulpianës në antikitetin e vonë dhe mesjetën e hershme.

“Këto pasuri të jashtëzakonshme arkeologjike tashmë janë në pronësi publike, u përkasin të gjithëve dhe na bashkojnë si vlerë e përbashkët e universale. Ato do të mundësojnë hulumtime të mëtutjeshme dhe ruajtjen e tyre për brezat e ardhshëm”, tha kryeministri Kurti.

Ai vlerësoi bashkëpunimin shumëvjeçar mes Kosovës dhe Francës në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, duke shprehur mirënjohje për kontributin e profesorëve dhe arkeologëve francezë. Në këtë kuadër, Kurti ndau mirënjohje për Prof. Dr. Jean-Luc Lamboley, për rolin e tij të rëndësishëm në arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore të Kosovës. Mirënjohja u pranua nga arkeologu francez Christophe Goddard, në mungesë të profesorit.

Për dy ditë me radhë, vizitorët e festivalit patën mundësinë të shijojnë trashëgiminë e Dardanisë përmes punëtorive krijuese, lojërave tradicionale, ushqimit vendor dhe shfaqjeve artistike, duke e kthyer Ulpianën në një hapësirë të gjallë kulturore dhe historike.

Related

Previous Post

Rama në Forumin e Bledit: “Shqipëria besnike ndaj BE-së, Europa duhet të bëhet Shtetet e Bashkuara të Europës ose do shpërbëhet”

Next Post

Arrestohet zyrtar komunal i dyshuar për marrje ryshfeti

Next Post
Policia e Kosovës godet krimin: Arrestime për tentativë vrasjeje, grabitje dhe të shtëna me armë në aheng

Arrestohet zyrtar komunal i dyshuar për marrje ryshfeti

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.