Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
01/01/2026
in Lajme
0
Kurti: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Pikëlluese të njoftohemi që në këtë ditë të parë të vitit 2026, ka vdekur Nexhat Daci, ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Nexhat Daci ishte kryetari i parë i Kuvendit të Kosovës pas çlirimit të vitit 1999, i zgjedhur dy herë kryetar, mes viteve 2000 – 2004 dhe 2004 – 2006. Ai ishte një nga figurat kryesore dhe më aktive në skenën politike në Kosovë mes viteve 2001 dhe 2011, kur si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës dhe pastaj nga viti 2007, si themelues dhe kryetar i partisë Lidhja Demokratike e Dardanisë. Si anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.
Nexhat Daci kishte lindur më 26 korrik 1944 në fshatin Tërnoc të Bujanocit. Pas shkollimit të mesëm në Leskoc, ai studioi për kimi në Universitetin e Beogradit, ku më 1968 e mbrojti edhe temën e magjistraturës. Në vitin 1973, Nexhat Daci doktoroi në Universitetin e Zagrebit, kurse në vitin pasues, kreu studime postdoktorale në Universitetin e Bradfordit në Mbretërinë e Bashkuar. Që nga viti 1966 kur u zgjodh asistent në degën e kimisë, ai ligjëroi në Universitetin e Prishtinës, ku më 1984 u zgjodh profesor ordinar.
Nga viti 1994, Nexhat Daci u zgjodh anëtar korrespondent kurse nga viti 1996 anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës, të cilën do ta drejtonte dy herë si kryetar i saj, mes viteve 1999 – 2004 dhe 2018 – 2019. Nexhat Daci është autor i shumë punimeve shkencore dhe veprave studimore nga fusha të ndryshme të kimisë.
Ngushëllime familjes Daci, kolegëve të tij profesorë dhe akademikë, si dhe bashkëpunëtorëve të tij. Nexhat Daci do të mbetet një emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.

Related

Previous Post

Presidentja Osmani ngushëllon për vdekjen e Nexhat Dacit: Humbje e madhe institucionale dhe akademike

Next Post

2026: Kosova para vendimit ‘special’ në Hagë

Next Post
Astrit Shabani – Ish-luftëtari i UÇK-së që, sipas mediave serbe, mbetet figurë që “Sërbia nuk e harrohet lehtë”

2026: Kosova para vendimit ‘special’ në Hagë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.