Albin Kurti ka ftuar në mbledhje Qeverinë e Republikës së Kosovës, më pak se 24 orë pasi ekzekutivi i ri mori votëbesimin në Kuvend.
Kjo do të jetë mbledhja e parë e kabinetit të ri qeveritar, ndërsa sipas njoftimit, ajo pritet të nisë në orën 10:00.
Rendi i ditës nuk është bërë ende publik.
Thirrja e menjëhershme e mbledhjes sinjalizon nisjen e punës së Qeverisë së re, në një moment kur priten vendimet e para dhe prioritetet e mandatit të tretë të Kurtit në krye të ekzekutivit.

