Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është nisur për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ka bërë të ditur autori i emisionit Rubikon në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, i cili tha se “Kurti është në rrugë e sipër për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Megjithatë, vizita e Kurtit është shoqëruar me kritika. Analisti Ilir Deda vlerësoi se nuk është e udhës që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë të gjenden jashtë vendit në të njëjtën kohë.
“Nuk shkon që presidentja dhe kryeministri të udhëtojnë në të njëjtën kohë jashtë shtetit. Kjo është një praktikë që kemi kritikuar edhe në të kaluarën”, tha Deda.