Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti njofton përmes Facebook:Pasaporta e Kosovës ngjitet në vendin e 65-të në Indeksin Henley

Qendra Info by Qendra Info
18/10/2025
in Lajme
0
Kurti njofton përmes Facebook:Pasaporta e Kosovës ngjitet në vendin e 65-të në Indeksin Henley
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se pasaporta e Republikës së Kosovës është renditur më e fuqishme se kurrë më parë në raportin vjetor të Indeksit të Pasaportave Henley.

Sipas Kurtit, Kosova ka shënuar një ngritje të dukshme, duke kaluar nga vendi i 108-të në vitin 2021, në vendin e 65-të në raportin e vitit 2025. Edhe në krahasim me vitin e kaluar, vendi ka përparuar, duke u ngjitur nga pozita e 68-të në raportin përfundimtar të këtij viti.

“Përveçse është rezultati më i mirë ndonjëherë në këtë indeks vjetor dhe dëshmi e forcimit të shtetësisë sonë, ky rankim është tregues edhe i angazhimit tonë si qeveri në këtë mandat: nga liberalizimi i vizave me zonën Shengen e deri te puna intensive diplomatike me shumë shtete anekënd botës për të mundësuar lëvizjen e lirë”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri theksoi se pasaporta e Kosovës po fiton gjithnjë e më shumë njohje ndërkombëtare, duke u bërë simbol i përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve dhe i fuqizimit të Republikës së Kosovës.

“Me pasaportën tonë, e cila po bëhet më e njohur ndërkombëtarisht, përfaqësohemi dinjitetshëm, udhëtojmë në më shumë vende pa viza dhe fuqizojmë republikën tonë,” përfundoi Kurti.

Related

Previous Post

Zelensky pas takimit me Trump: “Putini nuk do paqe, por ne jemi gati të negociojmë”

Next Post

Hamasi nuk pranon të çarmatoset: Synon të ruajë kontrollin e sigurisë në Gaza, thotë zyrtari i lartë

Next Post
Hamasi nuk pranon të çarmatoset: Synon të ruajë kontrollin e sigurisë në Gaza, thotë zyrtari i lartë

Hamasi nuk pranon të çarmatoset: Synon të ruajë kontrollin e sigurisë në Gaza, thotë zyrtari i lartë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.