Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti: Pa 5, 6 e 7 Marsin nuk bëhej 17 Shkurti, Qeveria themelon Këshillin për Epopenë e UÇK-së

Qendra Info by Qendra Info
20/02/2026
in Lajme
0
Kurti: Pa 5, 6 e 7 Marsin nuk bëhej 17 Shkurti, Qeveria themelon Këshillin për Epopenë e UÇK-së
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e tij në mbledhjen e dytë të Qeverisë, theksoi rëndësinë historike të muajve shkurt dhe mars, duke lidhur drejtpërdrejt shpalljen e Pavarësisë me sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pa 5, 6 dhe 7 Marsin, nuk bëhej 17 Shkurti”, u shpreh Kurti, duke iu referuar Epopesë së UÇK-së dhe flijimit të familjes Jashari në Prekaz. Ai njoftoi se në pikën e parë të rendit të ditës është themelimi i Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, shkurti është muaj feste shtetërore, ndërsa marsi muaj i lavdisë historike dhe i nderimit të sakrificës. “Në kalendarin e historisë sonë, para shkurtit ishte marsi”, tha ai, duke theksuar se pa luftën e UÇK-së nuk do të kishte shtet të lirë.

Në mbledhjen e Qeverisë u diskutua edhe projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Qasje në Arsimin e Lartë dhe Pranim për Studime në Ballkanin Perëndimor, që buron nga Procesi i Berlinit. Sipas Kurtit, kjo marrëveshje do të lehtësojë pranimin e studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë, duke hequr pengesat administrative dhe duke afruar standardet akademike mes gjashtë vendeve të rajonit.

Po ashtu, Qeveria pritet të votojë agjendën legjislative për vitet në vijim, ku përfshihen Projektligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Projektligji i ri për Çmimet tavan, të cilat Kurti i cilësoi si zotime të domosdoshme për qytetarët.

Në rend dite ishte edhe themelimi i dy ndërmarrjeve të reja publike lokale: “Fushë Kosova” Sh.A në Komunën e Fushë Kosovës dhe “EKO Drenasi” Sh.A, e cila do të ofrojë shërbime për mirëmbajtjen e hapësirave dhe ndërtesave publike në Drenas.

Mbledhja vjen pas seancës solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë, ndërsa ekzekutivi paralajmëron intensifikim të punës legjislative dhe organizimin e aktiviteteve shtetërore për përkujtimin e Epopesë së UÇK-së.

Related

Previous Post

Korridori Suwalki dhe Kërcënimi Rus: Drejt një Ekuilibri të Ri Strategjik në Baltik

Next Post

Çfarë të hani për ta ndihmuar trupin të rikuperohet nga nikotina?

Next Post
Çfarë të hani për ta ndihmuar trupin të rikuperohet nga nikotina?

Çfarë të hani për ta ndihmuar trupin të rikuperohet nga nikotina?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.