Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se synon ta formojë i vetëm Qeverinë e re, ndërsa për zgjedhjen e Presidentit të vendit po kërkon sërish mbështetjen e partive opozitare.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është shprehur optimist për themelimin e institucioneve të reja.
Ai ka vlerësuar se VV-ja është fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit dhe do të jetë bartëse e formimit të institucioneve të reja.
Pas homazheve te shtatorja e Zahir Pajazitit për nder të Ditës së Çlirimit, ai ka thënë se tani janë duke pritur përfundimin e numërimit të votave.
“Jemi duke pritur numërimin e votave. Pra votat janë ende duke ardhur dhe duke u numëruar. Me rastin e përmbylljes se numrit të votave ne do të mund të fillojmë të bisedojmë për hapat e ardhshëm. Por, duhet ta keni parasysh atë që është evidente përsëri, që VV është fitues e padiskutueshme bashkë me partnerët tanë të koalicionit parazgjedhor. Ne do të jemi bartës të themelimit të institucioneve të legjislaturës së 11. Unë jam optimist që gjerat do të shkojnë mbar e mirë, edhe sa i përkëtej konstituimit të Kuvendit, dhe formimit të Qeverisë”, ka thënë ai.
Kurse, sa i përket zgjedhjes se presidentit, ai ka thënë se duhet bashkëpunim me opozitën.
Ai është shprehur i gatshëm që për këtë çështje të bisedojë me ish-partitë opozitare.
“Ndërkaq sa i perke zgjedhjes se presidentit, ju e dini që këtë duhet bërë në bashkëpunim me opozitës, për shkak të asaj kërkesës së Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që kërkojnë 80 deputetëve t`i kenë votat e tyre në kuti”, është shprehur ai, duke shtuar se vullneti i tij për të biseduar nuk mundon.
“Pra, jemi të gatshëm, jemi të vullneshte, jemi të interesuar për komunikim e për bashkëpunim, por kjo nuk është asgjë re nga ana e jonë”, ka thënë Kurti.
Deri me tani në Qendrat Komunale të Numërimit janë numëruar mbi 90 për qind e votave.
Sipas këtyre rezultateve, LVV ka fituar 43.14%, PDK-ja 21.05%, LDK-ja 17.10% dhe AAK-ja 7.26%.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dje ka fillua procesi i numërimit votave të diasporës nga votimi nëpër përfaqësitë diplomatikë të Republikës së Kosovës.
Deri me tani janë numëruar rreth 28 për qind atyre që kanë votuar në ambasada dhe konsullata të Kosovës.
Në këto vota Lëvizje Vetëvendosje prin bindshëm në raport më partitë tjera.
Deri me tani VV ka marrë 6 mijë e 482 vota apo 83.82%.
E dyta renditet PDK-ja që ka marrë 579 vota apo 7.49%.
Në vend të tretë është LDK-ja, e cila ka marrë 462 vota apo 5.97%.
Kurse në vend të katërt është AAK që ka marrë 124 vota apo 1.60%.

