Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Kurti për marrëdhëniet me SHBA-në: Janë të veçanta që nga shekulli XIX.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
24/07/2026
in Category
0
Kurti për marrëdhëniet me SHBA-në: Janë të veçanta që nga shekulli XIX.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve janë të veçanta dhe se ato kanë zanafillë shumë më përpara se lufta e fundit në Kosovë, duke theksuar rolin historik të diasporës shqiptare në forcimin e këtyre lidhjeve.

Kurti i bëri këto deklarata me rastin e pritjes në zyrën e tij të një grupi mysafiresh nga Kalifornia, Uashingtoni, Ishulli i Manit dhe Bullgaria, të cilat po vizitojnë Kosovën në kuadër të programit “Ethno Tour 2026”, të organizuar nga antropologia Janet Reineck.

Sipas tij, marrëdhënia ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve “ka qenë e veçantë jo vetëm nga fundi i shekullit të kaluar dhe lufta çlirimtare, por që nga ardhja e emigrantëve të parë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara qysh në shekullin XIX” teksa shtoi se kjo histori çoi në themelimin e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra” në Boston në vitin 1912.

“Që nga mbështetja e Presidentit Woodrow Wilson deri te ndikimi i priftit dhe mendimtarit shqiptar në mërgim, Fan Noli, diaspora jonë ka luajtur një rol kyç në ndërtimin dhe ruajtjen e kësaj lidhjeje të çmuar”, shkroi Kurti, transmeton KosovaPress.

Ai theksoi se gjatë takimit me Janet Reineck biseduan edhe për progresin e Kosovës dhe rolin e diasporës shqiptare.

“Mërgata jonë e dashur janë ambasadorët tanë masivë, duke ardhur gjithmonë në vendlindje dhe duke e promovuar atë”, u shpreh kryeministri në detyrë.

Sipas Kurtit, gjatë takimit me pjesëmarrëset e “Ethno Tour 2026”, të cilat janë profesioniste në fusha si inxhinieria mjedisore, planifikimi urban, shëndetësia, arsimi dhe teknologjia e informacionit, u diskutua edhe për të drejtat e njeriut, kulturën, arsimin, shërbimet për të moshuarit, bujqësinë dhe ekonominë.

Related

Previous Post

Gjenden eshtra njerëzore, dyshohet se i përkasin personit të zhdukur vitin e kaluar.

Next Post

Lushtaku: 13 vjet përballje me drejtësinë e EULEX-it, kërkova vetëm drejtësi.

Next Post
Lushtaku: 13 vjet përballje me drejtësinë e EULEX-it, kërkova vetëm drejtësi.

Lushtaku: 13 vjet përballje me drejtësinë e EULEX-it, kërkova vetëm drejtësi.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.