Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti–Sørensen: Legjitimiteti i ri zgjedhor forcon pozicionin e Kosovës në dialogun me Serbinë

Qendra Info by Qendra Info
14/01/2026
in Lajme
0
Kurti–Sørensen: Legjitimiteti i ri zgjedhor forcon pozicionin e Kosovës në dialogun me Serbinë
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.

Ky ishte takimi i parë mes tyre pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, ku kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, duke garantuar parashikueshmëri politike, stabilitet institucional dhe forcim të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Sipas Kurtit, ky legjitimitet i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve i jep Kosovës një përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor në procesin e dialogut. Ai theksoi se kjo nuk mund të thuhet për palën tjetër në dialog, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin politik të lidershipit në Serbi.

Kryeministri ritheksoi gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për dialog konstruktiv në Bruksel, por nënvizoi se ky proces kërkon hapa konkretë dhe mirëbesim real nga pala serbe. Ai theksoi si të domosdoshme:

  • tërheqjen e letrës së ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, të deponuar në Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm,

  • dorëzimin e Millan Radoiçiqit, për të cilin Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë voluminoze,

  • si dhe nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, si garanci juridike për zbatimin e saj.

Kurti theksoi se vetëm përmes zbatimit të plotë të këtyre marrëveshjeve, dialogu Kosovë–Serbi mund të prodhojë rezultate të qëndrueshme dhe afatgjata, në funksion të paqes, stabilitetit dhe integrimit evropian të rajonit.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm në vazhdimin e komunikimit me Bashkimi Evropian, në një fazë të re politike për Kosovën, të dalë nga zgjedhjet e fundit.

Related

Previous Post

BE propozon kredi 90 miliardë € për Ukrainën, kësti i parë pritet në prill

Next Post

Pas Maduros Kurthi i Autoritarizmit të Menaxhuar i Trumpit në Venezuelë

Next Post
Pas Maduros Kurthi i Autoritarizmit të Menaxhuar i Trumpit në Venezuelë

Pas Maduros Kurthi i Autoritarizmit të Menaxhuar i Trumpit në Venezuelë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.