Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti takon Kryeministrin e Granadës në New York: Diskutim për bashkëpunim dhe mbështetje ndërkombëtare

Qendra Info by Qendra Info
27/09/2025
in Lajme
0
Kurti takon Kryeministrin e Granadës në New York: Diskutim për bashkëpunim dhe mbështetje ndërkombëtare
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim bilateral me Kryeministrin e Granadës, Dickon Amiss Thomas Mitchell, në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York. Ky është takimi i dytë mes tyre brenda dy viteve të fundit.

Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria e Granadës i ka dhënë Kosovës, veçanërisht në proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Të dy kryeministrat diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit dhe forcimit të partneritetit, si dhe për zhvillimet gjeopolitike dhe ndikimet e tyre në rajon e më gjerë.

Me këtë rast, Kurti e ftoi homologun e tij nga Granada për një vizitë zyrtare në Kosovë, në mënyrë që të konkretizohet më tej vullneti i dy vendeve për bashkëpunim.

Në takim morën pjesë edhe zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, si dhe konsulli i përgjithshëm i Kosovës në New York, ambasadori Blerim Reka.

Related

Previous Post

Memli Krasniqi: PDK synon fitore historike në Prishtinë dhe rritje të rezultateve në komuna

Next Post

BE dhe NATO planifikojnë një “mur dronësh” kundër Rusisë: Projekti kap vlerën 200 miliardë euro

Next Post
Dronët amerikanë përdoren si “anije mëmë” për sulme precize me municione të lëvizshme

BE dhe NATO planifikojnë një "mur dronësh" kundër Rusisë: Projekti kap vlerën 200 miliardë euro

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.