Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët katolikë dhe protestantë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë mesazhe për shpresë, solidaritet dhe bashkëjetesë.
Në urimin e tij publik, Kurti theksoi rëndësinë e kësaj dite si simbol i ringjalljes, duke e cilësuar Pashkën si një moment reflektimi për vlerat njerëzore dhe shpirtërore.
“Shpresa, sakrifica, dashuria, falja dhe rilindja si nevojë për të ndryshuar për të mirë, janë mesazhet kyçe të kësaj feste”, thuhet në urimin e tij.
Ai shtoi se kjo festë duhet të shërbejë si kujtesë për rëndësinë e harmonisë mes njerëzve dhe për të nxitur më shumë kujdes, respekt dhe solidaritet në shoqëri.
Kryeministri theksoi se Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta njerëzore dhe i besimit në një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, në Kosovë dhe më gjerë.
Në fund, Kurti uroi të gjithë besimtarët: “Gëzuar festën e Pashkës!”.

