Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti: Ushtria e Kosovës po dëshmon aftësi të larta ndërveprimi me ushtritë e NATO-s

Qendra Info by Qendra Info
31/05/2025
in Lajme
0
Kurti: Ushtria e Kosovës po dëshmon aftësi të larta ndërveprimi me ushtritë e NATO-s
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen dhe performancën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtrimin ndërkombëtar “Defender Europe 25”, i cili po zhvillohet aktualisht në territorin e Republikës së Kosovës.

Në një vizitë të realizuar sot bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Kurti tha se Ushtria e Kosovës po dëshmon çdo ditë aftësi të shkëlqyera të ndërveprimit me ushtritë e vendeve të NATO-s.

Vizita nisi në komandën e Divizionit 28 të këmbësorisë së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila aktualisht udhëheq brigadat shumëkombëshe që veprojnë në regjionin e Europës Juglindore. Më pas, delegacioni qeveritar vizitoi Devën, ku u takuan me trupat e Forcës për Detyrë – një batalion shumëkombësh nën drejtimin e Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë së FSK-së.

Në fund të vizitës, ata ndaluan edhe në poligonin për qitje me armë të lehta, të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dhuruar si donacion për ushtrinë e Kosovës.

Gjatë ditës, zyrtarët patën gjithashtu mundësinë të shohin nga afër edhe investimet infrastrukturore që janë duke u zhvilluar në zonën kryesore të trajnimit në Babaj të Bokës – një hapësirë kyçe për ngritjen profesionale dhe operacionale të FSK-së.

Kurti theksoi se përkushtimi për ndërtimin e një ushtrie profesionale dhe të aftë është duke dhënë rezultate konkrete dhe se pjesëmarrja aktive në stërvitjet ndërkombëtare si “Defender Europe 25” është dëshmi e rritjes së besueshmërisë dhe kapaciteteve të FSK-së në nivel ndërkombëtar.

Related

Previous Post

Tragjedi në Mal të Zi: Ndërron jetë i riu nga Mitrovica pas plagosjes me armë zjarri

Next Post

Thellohet kriza, ZRrE-ja paralajmëron shtrenjtim tjetër të energjisë elektrike

Next Post
Thellohet kriza, ZRrE-ja paralajmëron shtrenjtim tjetër të energjisë elektrike

Thellohet kriza, ZRrE-ja paralajmëron shtrenjtim tjetër të energjisë elektrike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.