Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kusari: Opozita po mban Kuvendin të bllokuar, zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhja e vetme

Qendra Info by Qendra Info
24/08/2025
in Lajme
0
Kusari: Opozita po mban Kuvendin të bllokuar, zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhja e vetme
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e akuzuar opozitën se qëllimisht po mban bllokadën institucionale.

Në një postim në Facebook, Kusari theksoi se deklaratat publike të partive opozitare janë rrëzuar nga veprimet e tyre në sallën e Kuvendit.

“LDK deklaroi në fillim të prillit se nuk do ta bllokojë konstituimin e Kuvendit, por sot po vepron ndryshe. PDK tha se do të votojë cilindo deputet që nuk ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar, por dëshmoi të kundërtën. Ndërkohë, Lista Serbe ka ndjekur të njëjtin qëndrim me dy të parat”, shkroi ajo.

Kusari vuri në pah se opozita po kërkon zgjidhje tek Gjykata Kushtetuese dhe tek organet e drejtësisë, në vend që ta respektojë vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhje.

“Ajo që nuk u fitua përmes procesit të vetëm legjitim – zgjedhjeve – po tentohet të fitohet në sallat e gjykatës dhe me vendimet e Prokurorisë, sidomos asaj speciale”, shtoi ajo.

Sipas saj, situata aktuale dëshmon mungesën e legjitimitetit dhe të vullnetit politik për të vazhduar me këtë strukturë të Kuvendit, prandaj zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme.

“Demokracia buron nga vullneti i sovranit. E kur ky vullnet nuk respektohet, ai duhet të rikonfirmohet. Zgjedhje sa më parë për zgjidhje më të mirë, për demokraci funksionale!”, përfundoi Kusari.

Related

Previous Post

“Veç rri ti” – Dënohet gjuha e Deharit pasi përbuzi lutjen e Jasharit në kërkesën e PDK-së për konslutë

Next Post

KFOR ndihmon në shuarjen e zjarreve në disa komuna të Kosovës

Next Post
KFOR ndihmon në shuarjen e zjarreve në disa komuna të Kosovës

KFOR ndihmon në shuarjen e zjarreve në disa komuna të Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.