Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot punimet për konstituimin e legjislaturës së nëntë, proces që ende mbetet i papërfunduar pavarësisht votimit për kryetarin dhe disa nga nënkryetarët.
Deri më tani, Dimal Basha është zgjedhur kryetar i Kuvendit, ndërsa Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala kanë marrë votat e nevojshme për postet e nënkryetarëve. Megjithatë, ngërçi vazhdon për shkak se kandidatët e komunitetit serb nuk siguruan votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në këtë funksion.
Deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, ka deklaruar se pret të marrë mbi 61 vota për të përfaqësuar komunitetin e tij në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.
Seanca e sotme është paraparë të nisë në orën 11:00.