Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kuvendi i Kosovës rikthen seancën konstituive pas dështimit të së martës

Qendra Info by Qendra Info
17/04/2025
in Lajme
0
Kuvendi i Kosovës rikthen seancën konstituive pas dështimit të së martës
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas dështimit të seancës të martën, Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot (e enjte) seancën konstituive për legjislaturën e re. Seanca është paraparë të mbahet në orën 12:00.

Të mërkurën, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i është drejtuar presidentes Vjosa Osmani me një letër, duke kërkuar udhëzime për hapat e mëtejmë në funksionalizimin e Kuvendit. Presidentja është përgjigjur zyrtarisht, duke theksuar se garantimi i funksionimit kushtetues të institucioneve është përgjegjësi thelbësore e saj. Në letrën drejtuar Kuvendit, ajo u bëri thirrje deputetëve që të respektojnë Kushtetutën dhe ta interpretojnë atë në mënyrë që mundëson formimin e institucioneve, jo ta pengojnë atë.

Osmani citoi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese (Rasti Nr. K072/20), ku thuhet se strukturat kushtetuese duhet të funksionojnë për të mundësuar, jo për të bllokuar, pushtetet që burojnë nga vota e qytetarëve.

Seanca konstituive e Kuvendit ishte ndërprerë të martën, pas rreth dy orësh, për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit. Pa këtë hap, nuk mund të realizohet betimi i deputetëve të rinj.

Partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK – votuan kundër raportit, duke theksuar se anëtarët aktualë të Qeverisë, të cilët janë zgjedhur si deputetë, duhet të dorëhiqen zyrtarisht përpara se të betohen si pjesë e legjislaturës së re.

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se Qeveria është në dorëheqje që nga përfundimi i mandatit të saj më 23 mars, duke argumentuar se nuk është i nevojshëm një akt formal dorëheqjeje për të vijuar me konstituimin e Kuvendit.

Pavarësisht qëndrimeve të kundërta, partitë parlamentare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në seancën e sotme. Mbetet të shihet nëse kjo përpjekje do të sjellë rezultat konkret në konstituimin e institucioneve të reja.

Related

Previous Post

Von der Leyen: BE-ja duhet të marrë rol aktiv në rendin e ri botëror

Next Post

Cakolli: Kuvendi nuk konstituohet as sot, VV s’i ka numrat

Next Post
Gjykata supreme refuzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e rezultateve

Cakolli: Kuvendi nuk konstituohet as sot, VV s’i ka numrat

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.