Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Kuvendi mblidhet sot: President i ri apo vendi shkon në zgjedhje?”

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
27/04/2026
in Category
0
“Kuvendi mblidhet sot: President i ri apo vendi shkon në zgjedhje?”
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pushteti dhe opozita kanë polemizuar lidhur me seancën e jashtëzakonshme për diskutime për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, e cila është caktuar të mbahet sot, në orën 17:00.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme plenare me një pikë të vetme të rendit të ditës, diskutimin lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, seanca do të mbahet sot në orën 17:00, në sallën e Kuvendit.

Seancën e paralajmëroi më herët edhe kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu.

“Besoj se do të ketë seancë për presidentin…. natyrisht që sot”, është shprehur shkurt Haxhiu në një deklarim për media para seancës së rregullt plenare.

Ky zhvillim vjen në një moment vendimtar politik, teksa procesi për zgjedhjen e kreut të shtetit po hyn në fazën përfundimtare me afatin kushtetues që po afrohet.

Deputetët e legjislaturës së dhjetë kanë afat deri më 28 prill që të zgjedhin presidentin, në të kundërtën, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, vendi shkon automatikisht në zgjedhje, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Gjatë fundjavës, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, u kërkoi dy partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që të paraqesin tre propozime për president, të cilët tha se duhet të jenë figura unifikuese dhe jopartiake.

PDK-ja e refuzoi ofertën, me kryetarin e saj, Bedri Hamza, që e cilësoi ofertën si “joserioze”.

Ndërkaq, LDK-ja tha se mund ta propozojë Osmanin, por me kushtin që LVV-ja e kryeministrit Albin Kurti, të japë 66 vota për të.

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se mungesa e marrëveshjes politike po e çon vendin në një situatë të re.

“Unë nuk e di ‘zanzibarin’, por e di që Kosova nuk ka pasur kurrë krizë të tillë për zgjedhjen e presidentit. Hera e parë që vendi po shkon në zgjedhje për shkak të mungesës së konsensusit”, ka thënë Tahiri.

Deputetja nga radhët e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili, e ka quajtur “propagandë” këtë rend dite.

“Papapapa, prap propagandë! VV paska ftu seancë per “diskutim për Presidentin”! Pse diskutim? Nuk diskutohet për President. Votohet!  Shoë po doni a? S’ka më shoë!”, është shprehur Kica Xhelili.

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ka thënë se në Kuvend nuk diskutohet për zgjedhjen e presidentit, por se sillen emra dhe votohen.

“Si është e mundur të thirret një seancë në orën 17 dhe pikë e rendit të ditës është të diskutohet për presidentin. Në parlament nuk diskutohet për presidentit por sillen emrat dhe votohen”.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) u ka bërë ofertë dy subjekteve kryesore në opozitë, Partisë Demokratike (PDK) dhe Lidhjes Demokratike (LDK) që t’i ofrojnë tri propozime për president dhe ka dhënë zotimin për t’i ofruar nënshkrimet për t’i formalizuar kandidaturat e edhe për të votuar njërin nga kandidatët. Ofertën e ka publikuar të shtunën, tri ditë përpara se të skadojë afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Partia në pushtet në një seancë më 5 mars kishte paraqitur dy emra për president: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku, por seanca s’u mbajt në mungesë kuorumi, pasi opozita braktisi sallën. Vetë Konjufca më pas ka deklaruar se do të tërhiqte kandidaturën, nëse opozita del me një kandidat konsensual.

Më 6 mars, ish-presidentja Vjosa Osmani nxori një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.

Dekreti u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pas ankesës nga Qeveria.

Gjykata më e lartë në Kosovë tha se dekreti nuk kishte asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit.

Nesër përfundon afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërkohë që partitë politike nuk kanë gjetur konsensus rreth një emri që do të siguronte pjesëmarrjen e së paku 80 deputetëve në procesin e votimit për president.

Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para të votimit, apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.

Related

Previous Post

“BOMBA POLITIKE: Lumir Abdixhiku – LDK bojkoton seancën, ‘show propagandues i VV-së’!”

Next Post

“Pa marrëveshje për presidentin, LVV vazhdon ‘maskaradën’ – Haxhiu mbledh deputetët”

Next Post
“Pa marrëveshje për presidentin, LVV vazhdon ‘maskaradën’ – Haxhiu mbledh deputetët”

“Pa marrëveshje për presidentin, LVV vazhdon ‘maskaradën’ – Haxhiu mbledh deputetët”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.