Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kuvendi miraton rezolutë për Specialen dhe betohen 18 deputetë të rinj

Qendra Info by Qendra Info
13/02/2026
in Lajme
0
Kuvendi miraton rezolutë për Specialen dhe betohen 18 deputetë të rinj
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh sot në seancë të jashtëzakonshme plenare, të thirrur nga 40 deputetë nënshkrues dhe të udhëhequr nga kryetarja Albulena Haxhiu.

Betohen 18 deputetë të rinj

Në hapje të seancës, Haxhiu njoftoi se Vjosa Osmani ka ndërmarrë hapat ligjorë për zëvendësimin e deputetëve që janë bërë pjesë e kabinetit qeveritar. Më pas u bë betimi i 18 deputetëve të rinj:

Bajram Mavriqi, Luan Aliu, Driton Hyseni, Enver Dugolli, Ejup Ahmeti, Avdullah Klinaku, Mytaher Haskuka, Bylbyl Sokoli, Ilir Qeriqi, Mimoza Shala, Egzon Azemi, Fahrush Rexhepi, Arijeta Rexhepi, Shqipe Isufi, Afërdita Hajrizi, Fridon Lala, Lazar Raduloviq dhe Bahrim Shabani.

Rezolutë për Dhomat e Specializuara

Me kërkesë të kryetarit të Grupit Parlamentar të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, pika për shqyrtimin e Propozim-Rezolutës për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë u vendos si pikë e parë e rendit të ditës.

Rezoluta, e paraqitur nga deputeti Përparim Gruda i Partia Demokratike e Kosovës, u miratua me 90 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.

Nëpërmjet saj kërkohet që Dhomat e Specializuara të sigurojnë zbatim të përpikët të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, respektim të standardeve ndërkombëtare për gjykim të drejtë dhe transparencë, si dhe mbrojtje të të drejtave themelore të Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerëve, në përputhje edhe me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Një propozim shtesë nga kryetarja e GP të Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku, nuk mori mbështetje për t’u përfshirë në tekstin e rezolutës.

Zgjatja e buxhetit dhe komisionet parlamentare

Kuvendi miratoi gjithashtu propozim-vendimin e Qeverisë për autorizimin e zgjatjes së zbatimit të Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit të kaluar fiskal edhe për muajin mars 2026.

Në fund të seancës u miratua përbërja e 16 komisioneve parlamentare, aq sa do të funksionojnë në këtë legjislaturë, me anëtarët e propozuar nga grupet parlamentare sipas ndarjes së bërë në Kryesi.

Related

Previous Post

Të premten ndërprerje të planifikuara të rrymës – KEDS publikon zonat dhe oraret

Next Post

Dita e pestë në Hagë: Vijon mbrojtja e Selimit, pason ajo e Krasniqit

Next Post
Dita e pestë në Hagë: Vijon mbrojtja e Selimit, pason ajo e Krasniqit

Dita e pestë në Hagë: Vijon mbrojtja e Selimit, pason ajo e Krasniqit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.