Sipas burimeve të sigurta, Fatmir Limaj pritet të rikthehet fuqishëm në skenën politike përmes një bashkëpunimi të ri strategjik me Partinë Demokratike të Kosovës. Nisma Socialdemokrate, partia që ai themeloi dhe udhëhoqi për vite me radhë, është drejt formalizimit të një marrëveshjeje për t’u bërë pjesë e koalicionit me PDK-në në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Ky zhvillim shihet si një rikthim i rëndësishëm i Limajt në qendër të vendimmarrjes politike dhe mund të ndikojë në ristrukturime dhe dinamika të reja brenda kampit opozitar.

