Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

LDK-ja shpenzoi mbi 330 mijë euro për reklama gjatë fushatës zgjedhore

Valon Arifi by Valon Arifi
02/05/2025
in Lajme
0
LDK-ja shpenzoi mbi 330 mijë euro për reklama gjatë fushatës zgjedhore
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e tretë që ka shpenzuar më së shumti para gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt të këtij viti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot raportet e paaudituara të deklarimit financiar të partive politike.

Në raportin e publikuar nga KQZ-ja, del se LDK-ja ka shfrytëzuar gjithsej 358 mijë euro për fushatën zgjedhore. Prej tyre, 334 mijë vetëm për reklama.

Shpenzimet më të mëdha LDK-ja i ka bërë në reklama reprezanticion dhe konferenca. 334 mijë e 370 euro u shfrytëzuan për këtë pikë.

Përpos reklamave, LDK-ja ka shpenzuar para edhe për pagesën e gjobave të vendosura nga PZAP-ja.

Në total, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 22 mijë e 500 euro për pagesat e gjobave.

Lider i shpenzimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit është Lëvizja Vetëvendosje. VV-ja ka shpenzuar mbi 1 milion e 700 mijë euro, ndërsa në vendin e dytë ndodhet PDK-ja me pak më shumë se 930 mijë euro të shpenzuara.

LDK-ja u rendit e treta në zgjedhjet parlamentare. Partia e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku përfaqësohet nga 20 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Related

Previous Post

Përafërsisht 500 mijë euro për reklamime e mbi 100 mijë euro për gjoba, këto janë shpenzimet e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

Next Post

“Grumbulloni ushqime sa më shumë të mundeni” – Prag lufte mes 2 fuqive bërthamore

Next Post
“Grumbulloni ushqime sa më shumë të mundeni” – Prag lufte mes 2 fuqive bërthamore

“Grumbulloni ushqime sa më shumë të mundeni” - Prag lufte mes 2 fuqive bërthamore

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.