Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

LDK kundër rritjes së energjisë – përplasje mes Bajramit dhe Rizvanollit

13/05/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
LDK kundër rritjes së energjisë – përplasje mes Bajramit dhe Rizvanollit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë dorëzuar një kërkesë zyrtare në Zyrën e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRrE) për anulimin e vendimit që parasheh rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

LDK ka propozuar gjithashtu ndarjen e 50 milionë eurove për të subvencionuar bizneset e mëdha, si masë për zbutjen e ndikimit ekonomik, ide kjo që ka shkaktuar përplasje të ashpra politike.

Kjo nismë ka nxitur një debat publik mes deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami dhe ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Në një deklaratë të publikuar nga Telegrafi, Rizvanolli ka theksuar se:

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të lejojë që miliona euro nga taksat e qytetarëve të shkojnë për të subvencionuar konsumin e energjisë elektrike të 1%-shit të korporatave më të fuqishme që operojnë në Kosovë. LDK-ja ndoshta do ta realizonte këtë politikë, siç bëri gjatë pandemisë, por vetëm nëse ndonjëherë i fiton zgjedhjet.”

Pas kësaj deklarate, Bajrami reagoi ashpër, duke thënë se Rizvanolli nuk ka kredibilitet për të kritikuar LDK-në dhe e akuzoi për mosveprim dhe korrupsion institucional në sektorin e energjisë, duke përmendur edhe akuzat për tenderë të ndarë në mënyrë të dyshimtë në KEK.

“Artane Rizvanolli nuk plotëson asnjë kusht për të kritikuar veprimet apo mosveprimet e kujtdo, aq më pak të LDK-së. Ajo duhet të sqarojë publikisht për ndarjen e tenderëve milionësh në grupin e WhatsApp-it të KEK-ut”, u shpreh Bajrami.

Deputetja e LDK-së shtoi se gjatë mandatit të Rizvanollit çmimi i energjisë për konsum familjar mbi 800 kWh është rritur me 128%, dhe e akuzoi ministren për shmangie të përgjegjësisë.

Në fund të reagimit, Bajrami e ftoi publikisht Rizvanollin në një debat televiziv, për t’u ballafaquar me fakte dhe përgjegjësi.

Përplasja virtuale mes dy zyrtareve vjen në një kohë të ndjeshme për sektorin e energjisë, ku rritja e tarifave ka shkaktuar reagime të forta publike dhe politike. Rrjedhimisht, debati për menaxhimin e krizës energjetike pritet të jetë një nga çështjet më të nxehta të diskursit politik në javët në vijim.

Related

Previous Post

PS drejt fitores me shumicë të qartë – Numërohen 95% e kutive

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

LDK kundër rritjes së energjisë – përplasje mes Bajramit dhe Rizvanollit

LDK kundër rritjes së energjisë – përplasje mes Bajramit dhe Rizvanollit

13/05/2025
PS drejt fitores me shumicë të qartë – Numërohen 95% e kutive

PS drejt fitores me shumicë të qartë – Numërohen 95% e kutive

13/05/2025
Të shtëna armësh në Prishtinë, dëmtohen dy vetura – gjenden 22 gëzhoja

Të shtëna armësh në Prishtinë, dëmtohen dy vetura – gjenden 22 gëzhoja

13/05/2025
Nesër seanca konstituive: AAK e voton kandidatin e VV’së për kryetar Kuvendi, ende s’ka emër

Kuvendi në ngërç: Sot mbahet seanca e 15-të për konstituim, partitë mbeten në qëndrimet e njëjta

13/05/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

LDK kundër rritjes së energjisë – përplasje mes Bajramit dhe Rizvanollit

LDK kundër rritjes së energjisë – përplasje mes Bajramit dhe Rizvanollit

13/05/2025
PS drejt fitores me shumicë të qartë – Numërohen 95% e kutive

PS drejt fitores me shumicë të qartë – Numërohen 95% e kutive

13/05/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info