Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

LDK zyrtarizon emrat e rinj për pozitat kyçe në Kuvend

Lumir Abdixhiku propozon Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit dhe Hykmete Bajramin për shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së

Qendra Info by Qendra Info
15/04/2025
in Lajme
0
LDK zyrtarizon emrat e rinj për pozitat kyçe në Kuvend
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka propozuar sot emrat për dy nga pozitat më të rëndësishme që mbulon partia në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Gjatë një mbledhjeje me strukturat vendimmarrëse të partisë, Abdixhiku njoftoi se ka propozuar Akademik Kujtim Shalën për postin e nënkryetarit të Kuvendit, si dhe Dr. Hykmete Bajramin për pozitën e shefes së Grupit Parlamentar të LDK-së.

“Propozimi është mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga Kryesia e LDK-së; dhe të dy pozitat do të nominohen përkatësisht caktohen nga grupi ynë,” shkroi Abdixhiku.

Ai uroi të dy të propozuarit për suksese në këto detyra të reja, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë që mbajnë ndaj partisë, votuesve dhe popullit të Kosovës.

“Ju priftë e mbara e dalshi faqebardhë në këtë detyrë fisnike për shtëpinë tonë politike, votuesit tanë e popullin e Kosovës,” përfundoi Abdixhiku në deklaratën e tij.

Related

Previous Post

“Tifozat Kuq e Zi” fajësojnë FSHF-në pas dënimit nga FIFA: “Paaftësi, arrogancë dhe përjashtim i padrejtë i tifozëve”

Next Post

“Termokos” përmbyll me sukses sezonin ngrohës 2024/2025

Next Post
“Termokos” përmbyll me sukses sezonin ngrohës 2024/2025

“Termokos” përmbyll me sukses sezonin ngrohës 2024/2025

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.