Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Liderët e shtetit njëzëri: Serbia po mohon krimet, drejtësia për të zhdukurit nuk pret”

Ardian Emini by Ardian Emini
29/08/2025
in Lajme
0
“Liderët e shtetit njëzëri: Serbia po mohon krimet, drejtësia për të zhdukurit nuk pret”
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, krerët më të lartë institucionalë të vendit u përkulën pranë monumentit kushtuar të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit Dimal Basha theksuan se zbardhja e fatit të 1584 personave që ende figurojnë të pagjetur mbetet prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti deklaroi se gjatë vitit të kaluar janë kryer gërmime në 23 lokacione, ndërsa sivjet në 18 lokacione të tjera, me synim gjetjen e mbetjeve mortore të viktimave. Ai kritikoi vonesat e Serbisë për të rifilluar gërmimet në Kozhle dhe Batajnicë, pavarësisht Marrëveshjes së Brukselit dhe Deklaratës përkatëse të nënshkruara që prej dy vitesh.

Presidentja Osmani theksoi se mohimi i drejtësisë për viktimat është pasojë e mohimit të krimeve të kryera nga Serbia, ndërsa Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, shtoi se zbardhja e së vërtetës mbetet detyrim shtetëror dhe moral ndaj familjarëve të të zhdukurve.

Krerët institucionalë falënderuan partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen profesionale e teknologjike, por kërkuan që të ushtrohet më shumë trysni ndaj Beogradit zyrtar, pasi arkivat dhe autoritetet serbe mbajnë të fshehur të dhëna thelbësore mbi krimet e luftës dhe fatin e të zhdukurve.

Related

Previous Post

Një foshnjë njëjavëshe gjendet pas një kontejneri në Beograd

Next Post

Buja zotohet se në qeverisjen e tij do të rriten standardet në sektorin privat

Next Post
Buja zotohet se në qeverisjen e tij do të rriten standardet në sektorin privat

Buja zotohet se në qeverisjen e tij do të rriten standardet në sektorin privat

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.