Liderët e Bashkimit Evropian mblodhën sot në Tiranë në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje që bashkoi udhëheqësit më të fuqishëm të Evropës, përfshirë Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz, Kryeministrin britanik Keir Starmer, Kryeministrin polak Donald Tusk dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Një moment i rëndësishëm i këtij samiti ishte telefonata e zhvilluar mes liderëve dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Në këtë bisedë, tema kryesore ishte raundi i parë i bisedimeve ruso-ukrainase që po zhvillohen në Turqi.
Në një postim në “X”, Presidenti Zelensky theksoi se Ukraina është gati të ndërmarrë veprime të shpejta për të arritur një paqe të vërtetë. Ai bëri thirrje për një qëndrim të fortë global ndaj Rusisë, duke kërkuar sanksione të ashpra në rast se Moska refuzon një armëpushim të plotë dhe pa kushte, si dhe ndalimin e mëtejshëm të vrasjeve.
“Qëndrimi ynë – nëse rusët refuzojnë një armëpushim të plotë dhe pa kushte dhe një fund të vrasjeve, duhet të pasojnë sanksione të ashpra. Presioni mbi Rusinë duhet të mbahet derisa Rusia të jetë gati t’i japë fund luftës,” tha Zelensky. Ai gjithashtu falenderoi botën për mbështetjen e dhënë në këtë proces të rëndësishëm për paqen.