Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Limaj pas takimit të liderëve: Krizat si kjo zgjidhen vetëm me marrëveshje politike

Qendra Info by Qendra Info
28/06/2025
in Lajme
0
Limaj pas takimit të liderëve: Krizat si kjo zgjidhen vetëm me marrëveshje politike
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se takimi i liderëve partiakë të shtunën nuk ka prodhuar ndonjë përparim konkret drejt zgjidhjes së ngërçit institucional, duke theksuar se diskutimet ishin më shumë për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese sesa për rrugëdalje nga kriza aktuale politike.

“Takimi më tepër ka shkuar rreth qasjeve dhe këndvështrimeve të secilit se si e shohin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e më pak është folur për atë që besoj unë është tema kryesore – kriza politike. Krizat si kjo zgjidhen me marrëveshje politike. Edhe ai aktgjykim e ka dhënë këtë udhëzim”, u shpreh Limaj pas takimit.

Duke komentuar rolin e partisë më të madhe, ai i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar shumicën parlamentare. “Vetëvendosja si partia më e madhe ka përgjegjësinë që të sigurojë shumicën. Për shkak të situatës aktuale, duhet bërë kompromise dhe të gjendet rruga për një shumicë funksionale në Kuvend”, theksoi ai.

Deklaratat e Limajt vijnë në kohën kur Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i pakonstituuar pas disa tentativave të pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit dhe udhëheqësisë së tij. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar afatin prej 30 ditësh për përmbylljen e procesit, duke nxitur liderët politikë drejt gjetjes së një zgjidhjeje për të evituar thellimin e krizës institucionale.

Related

Previous Post

Temperaturat e larta në vend, IKShPK tregon si të mbroheni nga dielli

Next Post

Abdixhiku: Takimi i thirrur nga Kurti ishte farsë, nuk u respektua aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese

Next Post
Abdixhiku: Takimi i thirrur nga Kurti ishte farsë, nuk u respektua aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese

Abdixhiku: Takimi i thirrur nga Kurti ishte farsë, nuk u respektua aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.