Trafiku Urban Prishtinë ka njoftuar se do të shtojë qarkullimin në linjën 1A Aeroport – Prishtinë më 31 mars dhe 1 prill, për shkak të fluksit të shtuar nga ndeshja Kosovë–Turqi.
Sipas njoftimit, autobusët do të qarkullojnë çdo një orë, nga ora 06:00 deri në 24:00, si nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ashtu edhe nga Stacioni i Autobusëve në kryeqytet.
Vendimi vjen në bashkëpunim me Komuna e Prishtinës, për të përballuar numrin e madh të tifozëve dhe qytetarëve që pritet të lëvizin drejt kryeqytetit për ndeshjen.

