Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Lipjan, një trup i pajetë gjendet i groposur në Baincë – Dyshohet për vrasje të rëndë

Qendra Info by Qendra Info
05/08/2025
in Lajme
0
Vdes 40 vjeçarja nga Maqedonia e Veriut në magjistralen Suharekë – Shtime
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur komunën e Lipjanit, pasi një trup i pajetë është gjetur i groposur në fshatin Baincë, në rrethana që po hetohen si vrasje e rëndë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin për mediat, duke theksuar se trupi është ende i paidentifikuar zyrtarisht dhe se hetimet po zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë kompetente.

“Dje rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë. Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim,” bëri të ditur Ahmeti.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, trupi është zbuluar nga familjarët e viktimës, i cili ishte raportuar si i zhdukur disa ditë më parë. Dyshohet se viktima është Enver Bajraktari, për të cilin familja kishte kërkuar ndihmën e publikut dhe autoriteteve për ta gjetur.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti po trajtohet si vrasje e rëndë, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të zbardhur motivet dhe autorët e kësaj krime makabre.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë me çdo informacion të mundshëm që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rastit.

Related

Previous Post

Rusia zyrtarizon tërheqjen nga traktati i raketave: Medvedev paralajmëron “hapa të mëtejshëm”

Next Post

Arrestimi i Behar Preniqit në Serbi: Familjarët mohojnë përfshirjen e tij në UÇK

Next Post
Arrestimi i Behar Preniqit në Serbi: Familjarët mohojnë përfshirjen e tij në UÇK

Arrestimi i Behar Preniqit në Serbi: Familjarët mohojnë përfshirjen e tij në UÇK

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.