Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Liria ka emër”: Protesta e madhe në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së që gjykohen në Hagë

Qendra Info by Qendra Info
17/10/2025
in Lajme
0
“Liria ka emër”: Protesta e madhe në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së që gjykohen në Hagë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot kryeqyteti shqiptar pritet të mbushet me thirrje për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Protesta, e organizuar me moton “Liria ka emër”, do të nisë në orën 17:00 në Sheshin “Skënderbej” dhe pritet të mbledhë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, në një konferencë për media më 14 tetor, njoftoi se gjatë tubimit do të mbajnë fjalë ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai theksoi se nga Kosova drejt Tiranës do të nisen rreth 60 autobusë.

Pritet që në protestë të marrin pjesë edhe deputetë dhe figura të tjera politike. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka deklaruar se deputetët e mazhorancës do ta mbështesin tubimin. Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Shqipërisë nuk do të marrë pjesë, përveç Fatmir Mediu, i cili njoftoi se do të jetë i pranishëm.

Infrastrukturë dhe lehtësime për protestuesit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë për 24 orë, për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve që udhëtojnë drejt Tiranës. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nënshkruar një shkresë që siguron transport falas për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do të marrin pjesë në tubim.

Mbështetje nga liderët kosovarë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në mbështetje të protestës, duke theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë. Në tubim pritet të marrin pjesë edhe drejtues të LDK-së, përfshirë Lutfi Hazirin, ndërsa kryebashkiaku Rama ka garantuar lehtësira për pjesëmarrësit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes faqes zyrtare të partisë Lëvizja Vetëvendosje, dha një qëndrim për protestën, duke bërë thirrje për respektim të rendit, por duke theksuar se tubimi nuk është organizuar nga qeveria shqiptare, por nga veteranët.

Konteksti i protestës
Që prej 3 prillit 2023, në Gjykatën Speciale në Hagë zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katërt akuzat i kanë mohuar.

Një protestë e ngjashme u mbajt më 14 shtator në Hagë, një ditë para dëgjimit të parë të dëshmitarit të mbrojtjes, ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ku morën pjesë rreth 10 mijë shqiptarë nga e gjithë bota.

Related

Previous Post

Ejup Maqedonci: “Nder jetësor të hyj në Hall of Fame të U.S. Army War College”

Next Post

Ndërprerje për ndërprerje: Ukraina kundërpërgjigjet sulmeve ruse

Next Post
Ukraina: Nuk ka “dhurim territori” para takimit Trump–Putin në Alaskë

Ndërprerje për ndërprerje: Ukraina kundërpërgjigjet sulmeve ruse

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.