Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Liria Ka Emër”: Raporti ndërkombëtar alarmon për devijime në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
30/04/2026
in Category
0
“Liria Ka Emër”: Raporti ndërkombëtar alarmon për devijime në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Platforma “Liria Ka Emër” ka reaguar ndaj raportit të publikuar nga “Bar Human Rights Committee of England & Wales”, duke e cilësuar atë si një sinjal serioz për mënyrën e funksionimit të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Sipas këtij reagimi, raporti ndërkombëtar përbën një analizë profesionale të juristëve dhe ekspertëve të pavarur, të cilët kanë shqyrtuar përputhshmërinë e punës së Dhomave të Specializuara me standardet ndërkombëtare, përfshirë Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Platforma “Liria Ka Emër” e vlerëson si jashtëzakonisht shqetësues raportin e organizatës prestigjioze ndërkombëtare “Bar Human Rights Committee of England & Wales”, një trup me reputacion kredibil në mbrojtjen e standardeve ndërkombëtare të drejtësisë dhe të të drejtave të njeriut.

Ky raport nuk është produkt i qëndrimeve politike apo i narrativave emocionale, por i analizës profesionale të juristëve dhe ekspertëve të pavarur, të cilët kanë shqyrtuar funksionimin e Dhomave të Specializuara në raport me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe standardet universale të gjykimit të drejtë.

Gjetjet për shkeljet e të drejtave të njeriut, paraburgimin e zgjatur, pabarazinë e dukshme mes palëve dhe devijimet procedurale nuk mund të trajtohen si çështje të dorës së dytë. Ato përbëjnë sinjale serioze për një proces që e ka humbur balancën themelore të drejtësisë së paanshme.
Është e papranueshme që standardet bazë të një gjykimi të drejtë të vihen në pikëpyetje, veçanërisht kur bëhet fjalë për procese që prekin figurat kyçe të historisë së luftës sonë çlirimtare. Çdo perceptim i ndikimit politik apo selektivitetit në drejtësi e dëmton rëndë besimin publik dhe vetë legjitimitetin e procesit gjyqësor.
“Liria Ka Emër” thekson se mbrojtja e drejtësisë nënkupton edhe mbrojtjen e parimeve themelore mbi të cilat qëndron një sistem i drejtë gjyqësor. Kur këto parime cenohen, nuk dëmtohen vetëm të gjykuarit, por vetë sistemi i drejtësisë. Prandaj, kërkohet me qartësi që Dhomat e Specializuara të veprojnë me transparencë të plotë, paanshmëri dhe respekt të pakushtëzuar të të drejtave të njeriut, duke larguar çdo dyshim për ndikim të jashtëm apo qasje të njëanshme. “Liria Ka Emër” thekson se vetëm një drejtësi e tillë mund të rikthejë besimin e qytetarëve dhe të garantojë se e vërteta historike po trajtohet me dinjitet dhe profesionalizëm”, thuhet në reagim.

 

Related

Previous Post

Pas vendimit në Hagë, Hysni Gucati: S’më lejuan t’i hedh dy lule mbi varrin e babait.

Next Post

Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Së shpejti lajme të mira për LDK-në

Next Post
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Nuk kemi folur për emra, është ende herët

Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Së shpejti lajme të mira për LDK-në

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.